Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Meta kujton protestën e 2 marsit 2020: Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 marsit, të mbajtur 4 vite më parë, kohë kur ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Meta ka ndarë në Facebook një video nga protesta, teksa krahas saj shpreh mirënjohje për qytetarët të cilët u ngritën në protestë 4 vite më parë.
“Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë.
Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre!
Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë”, shkruan Meta në Facebook.