Ditari i Opozitës

Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut: Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart

Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut: Shqiponjat nuk e harrojnë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh në kuadër të fushatës elektorale, duke u ndalur te porositë e Papa Françeskut për të rinjtë dhe të ardhmen e vendit.

Duke cituar Papën se “shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”, Meta theksoi rëndësinë e mbajtjes së të rinjve në atdhe dhe nevojën për të shmangur atë që ai e quajti “dimri demografik”.

 “Të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut të madh: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga “dimri demografik”.

“Ku ka rini, ka shpresë” thote Papa Francesku.

Ky amanet i madh i tij meriton çdo sakrificë.

Ndaj kurrë nuk do të lodhem së punuari për t’i kthyer shpresën rinisë, sepse vetëm kështu Shqipëria jonë e dashur do të jetë e sigurt dhe e begatuar edhe për qindra vite të tjera që do të vijnë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shkruhet në postim.

Të fundit