Flash News

Ditari i Opozitës

Meta mbledh Komitetin Organizativ të partisë së re: Lulushi ishte i infiltruar, ndante paratë me mafien në pushtet

Meta mbledh Komitetin Organizativ të partisë së re: Lulushi ishte

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e parë, ku ka ngritur akuza ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Bashës.

Sipas tij, Basha ishte i shitur dhe i infiltëruar. Meta shtonte se Basha dhe Edi Rama ndanin bashkë fitimet. Ai hodhi akuza për korrupsion dhe vjedhje nga ana e qeverisë.

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por sic e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë për fundi Lulushin, që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër, por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë”, tha Meta.

 

Të fundit