Flash News

Ditari i Opozitës

'Politikani model', Meta: Me Igli Carën Durrësi do t’i kthehet qytetarëve

'Politikani model', Meta: Me Igli Carën Durrësi do t’i

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë pjesë e aktivitetit për prezantimin e kandidatit të koalicionit në fjalën e tij, Meta tha se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia e Vangjush Dakos dhe Emiriana Sakos.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju. Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 nga paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi.

Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën. Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numë”, ka thënë Meta.

Të fundit