Flash News

Ditari i Opozitës

Meta me qytetarët: Askush nuk do guxojë t’u hedhë gaz në shtëpi, do respektohet e drejta e pronës

Meta me qytetarët: Askush nuk do guxojë t’u hedhë gaz

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me qytetarë të Njësisë nr. 8 në kryeqytet.

Ai bën me dije se i ka garantuar se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë.

Sipas Metës, askush nuk do të guxojë t'u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t'i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Më tej ai shton se fuqizimi i PL-së është garanaci që zëri i qytetarëve të dëgjohet,

“Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë. Askush nuk do të guxojë t'u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t'i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve.

Ligji, humanizmi, transparenca dhe llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.  Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t'u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

Të fundit