Flash News

Ditari i Opozitës

Meta me të rinjtë: Keni nevojë për prespektivë. Duhet kthesë e fuqishme ose vendi do tretet

Meta me të rinjtë: Keni nevojë për prespektivë. Duhet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku ka ngritur shqetësimin e largimit të tyre dhe pasojave të rënda, që ka ky fenomen për vendin.

Ai shprehu nevojën për politika që të lehtësojnë arsimin dhe punësimin e të rinjve, në mënyrë që të mos largohen nga vendi. Meta tha se ka një mungesë interesi për t’i bërë të rinjtë vendimarrarës, ndërsa shtoi se ai edhe në të kalurën ka vërtetuar se i ka mbështetur.

“Me këto ritme, Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash, do të ishte tretje përfundimtare e vendit dhe kombit. Është një detyrë patriotike, të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. T'i japim perspektivë rinisë, me arsim cilësor dhe shpresdhënës. T’i bëjmë të rinjtë pjesë e vendimmarrjes.

Do t’ju ftoja të gjithëve që t'i japim ritëm tjetër përfshirjes së rinisë, në jetën politike. Ka një mungesë interesi për t’i bërë të rinjtë vendimarrës. Unë kam dëshmuar që i kam dhënë hapësira të rinjve si askush tjetër Përpara do të ecim duke i përfshirë të rinjtë në çdo fushë”, tha Meta.

Të fundit