Flash News

Ditari i Opozitës

Meta me tone të ashpra nga Konventa: McGonigalët mendojnë se jemi popull pulash, fatin e Dvoranit do kenë

Meta me tone të ashpra nga Konventa: McGonigalët mendojnë se jemi

Kreu i PL, Ilir Meta iu drejtua me tone të ashpra ndërkombëtarëve teksa kur tha se mendojnë që shqiptarët janë popull pulash.

Meta i quajti “McGonigalë” dhe tha se të gjithë do të kenë fatin e Dvoranit.

“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju? I betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta? Turp, turp, turp për McGonigalët.

Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo? Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade.

Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e Sekretarit të Shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai e ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje, do ta kishte takuar Dvoranin”, deklaroi Meta.

Të fundit