Flash News

Ditari i Opozitës

Mungoi në transmetim, Meta mesazh gazetares: Jam në Top Formë, e mirëpritur në çdo kohë për intervistë

Mungoi në transmetim, Meta mesazh gazetares: Jam në Top Formë, e

Ish-pesidenti Ilir Meta i është përgjigjur gazetares Fiori Dardha, e cila ishte shprehur e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, pasi nuk kishte mundur ta ndiqte ‘live’.

Në një reagim, Meta sqaron gazetaren se në ambientet e IEVP “Jordan Misja” nuk ka pasur energji elektrike.

Meta ka ftuar gazetaren që mund ta intervistojë në çdo kohë për çdo temë që i intereson.

“E dashur Fiori Dardha,

Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t'ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot.

Meqë ju punoni në Top News ju garantoj se jam në Top Formë.

Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës.

Ju meritoni të dëgjoni edhe gjëra të vërteta!”, shkruan Meta.

Të fundit