Flash News

Ditari i Opozitës

Meta mesazh ngushëllimi për Teodor Vason: Legjendat jetojnë

Meta mesazh ngushëllimi për Teodor Vason: Legjendat jetojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendën korçare të futbollit, Teodor Vaso.

Përmes një postimi nw Facebook, Meta shkruan se Teodor Vaso do të jetojë gjithmonë si protagonist i paharruar.

“I lumtur që jam pjesë e projektit të Ajaksit, Henderson: E pranoj, gabova që u transferova në Arabi!

Legjendat jetojnë!

Edhe Teodor Vaso do të jetojë gjithmonë si protagonist i paharruar i atij dueli monumental midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, që skualifikoi Nënkampionët e Botës me barazimin 0-0.

Edhe pse i dëmtuar rëndë nga qendërmbrojtësi Shulz, Teodor Vaso jo vetëm nuk e la fushën e blertë, por luftoi deri në sekondën e fundit në fushë për të mos demoralizuar shokët e atij ekipi historik dhe frymëzues për gjeneratat e mëvonshme.

Ishte kënaqësia ime të njihja nga afër këtë legjendë të futbollit korçar dhe kombëtar!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe gjithë dashamirësve të tij!”, shkruan Meta.

Të fundit