Flash News

Ditari i Opozitës

Meta ‘ndez motorët’: 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist

Meta ‘ndez motorët’: 14 maji do të jetë dita e

14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. Kështu thotë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve vendore.

Teksa e quan pushtetin e socialistëve të jashtëligjshëm, ai thotë se do të marrë fund përgjithmonë. Meta nënvizon se Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por dhe se do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve.

Më tej shton se në mbledhjen e Konventës Kombëtar që do të mbahet të shtunën, Partia e Lirisë do të zgjedhë ekipin drejtues që do ta çojë atë drejt fitores.

“4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar.

Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta.

Të fundit