Flash News

Ditari i Opozitës

Meta në burg, Nesho tregon a do hyjë Partia e Lirisë në zgjedhjet 2025: Kemi dy kushte

Meta në burg, Nesho tregon a do hyjë Partia e Lirisë në

Zyrtari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho deklaron se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që sipas tij, të ndryshojë situata politike në vend.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nesho shprehet se ata do të marrin pjesë në zgjedhje nëse plotësohen kushtet e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai nuk preferon të japë përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për qeveri teknike.

Agim Nesho: Po do të hyhet sepse duhet të ndryshojë situata. Shqipëria është kapur, është një detyrë, jo për interesat e opozitës, por një detyrë që ka ndaj popullit të tij. Ne do të futemi dhe do të luftojmë që opinioni publik të reflektojë. Opozita nuk hyn me këtë regjim pa u plotësuar 2 kushtet kryesore: Qeveri teknike…

Konkurrimi i drejtë është kur kushtet janë të barabarta për të gjithë. Edhe ideja që këtë reformë e përkrah Amerika, gënjeshtër. E përkrahin burokratë që duan të ju shërbejnë interesave të tyre. Në Amerikë ka tjetër standard.

Të fundit