Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështet Metën në garë për kryetar bashkie në Tiranë? Berisha: Iku koha kur kryetari vendos për kandidatët

Mbështet Metën në garë për kryetar bashkie në

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur për zërat nëse Ilir Meta do të jetë një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

I ftuar në ‘Opinion’, Berisha tha se do të mbështesë atë kandidat që përcaktojnë primaret.

Pjesë nga biseda:

Berisha: “Absolutisht do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Me ilir Metën dhe me cilindo”, tha Meta në Opinion.

Pyetje: Ka zëra që Meta mund të jetë kandidat i opozitës për kryetarin e bashkisë së Tiranës, do të mbështesni?

Berisha: Ne kemi një sistem primaresh nga të cilat unë nuk mund të heqë dorë. E vendosin primaret. Nuk e kam dëgjuar. Primaret janë primare. Ka marrë fund koha që Sali Berisha mbështet këtë apo atë kandidat. Do të mbështesë atë kandidat që përcakton primare.

Tjetër është aleanca, tjetër është kandidatura. Unë nuk mund të them që PD nuk do kandidojë në kryeqytet.

 

 

Të fundit