Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Në PD nuk ka luftë civile, por pengmarrje të vulës nga Rama

Meta: Në PD nuk ka luftë civile, por pengmarrje të vulës nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se brenda Partisë Demokratike nuk ka luftë civile.

I ftuar në ‘Real Story’, Meta e lidh situatën e krijuar vetëm një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur prej Edi Ramës.

Nuk ka luftë civile, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës. Nuk shikoj situatë kritike për opozitën, 14 maji do i japë fuqi ndryshimit dhe opozitarizmit, jemi në një pushtet lokal të kontrolluar nga një parti. Asgjë nuk e justifikon këtë pengmarrje nga shteti i Edi Ramës, as nuk e pengon dot shpërthimin e opozitarimit dhe ndryshimin që po vjen dhe do të vijë.

PD e ka zgjidhur në Tiranë, ka Belind Këllicin, në Elbasan ka Luciano Bocin dhe Igli Caran në Durrës. E kanë logon në ballë, janë kristal. Kandidati i opozitës janë këto. Shkodra ka mbaruar punë në 6 mars”, tha Meta.

 

Të fundit