Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Berati: Rama arkitekti i kullës së korrupsionit, më 14 maj do të kalojmë te transparenca

Meta nga Berati: Rama arkitekti i kullës së korrupsionit, më 14

Ilir Meta ishte i pranishëm , në takimin e sotëm elektoral në Berat për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.  Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është arkitekti i korrupsionit në vend, ndërsa shtoi se ky qytet do ta ndëshkojë arrogancën e Rilindjes.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në takim, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se Berati dhe qytete të tjera po vuajnë nga shpopullimi.

“Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit të Durrësit me velierën 10 mld lekë që ka goditur zemrën dhe identitetin e atij qyteti, arkitekti i kullës së korrupsionit në Korçë, Edi Rama grabitësi i Butrintit. Ndaj ka ardhur koha dhe jam i bindur që edhe Berati do e ndëshkojë arrogancën e rilindjes e cila para 10 vitesh premtoi ishullin e Beratit."

"Ky ishte projekti i tyre për të larguar shqiptarët dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ishill për veten e tyre. Ishte projekti i shpopullimit të Beratit. Berati e ka një shpresë për ndryshimin e tij që është Zija Ismaili. Kuptova sa e shumë e do ai Beratin. Forca që e shtynte në atë mision ishte dashuria për të gjithë komunitetin."

"Kam dëgjuar fjalët më të mira për të gjithë historinë e tij dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të Beratit. I ftoj të gjithë qytetarët e Beratit të votojnë më përgjegjshmërinë më të madhe. Për njeriun më të mirë që nuk do hyjë në bashki nga para dhe të dalë nga mbrapa”, u shpreh Meta në takimin ku shoqërohet dhe nga aleati i tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Të fundit