Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Durrësi: Qytetarët më 14 maj do ndahen nga një model i papërgjegjshëm

Meta nga Durrësi: Qytetarët më 14 maj do ndahen nga një

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot nga Durrësi për zgjedhjet e 14 majit. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se qytetarët e Durrësit do të kthejnë jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti.

POSTIMI I PLOTË:

"Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen njëherë e përgjithmonë nga një model i papërgjegjshëm që vuri dorë mbi trashëgiminë historike dhe identitetin e këtij qyteti dhe hapësirat e gjelbra dhe që ia mori frymën Durrësit."

"Qytetarët e Durrësit më 14 maj do t’i kthejnë Durrësit jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti, por që ka të bëjë dhe me të drejtat e çdo qytetari të Durrësit."

"Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij", shprehet Meta.

Të fundit