Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Korça: Më shpejt se mund të sekuestrohet SPAK, sesa Partia e Lirisë

Meta nga Korça: Më shpejt se mund të sekuestrohet SPAK, sesa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Korça, atje ku ishte i pranishëm në një takim me strukturat e partisë, tha se më shpejt mund të sekuestrohet SPAK, sesa Partia e Lirisë.

“Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Të bëjnë hetime për kallëzimet që ne kemi bërë, sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale”, tha Meta.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë do ta nisë nga vetja, duke i dhënë fund organizimit me gënjeshtra, mbështetur mbi parime të hekurta, që jo vetëm e bëjnë të padepërtueshme këtë parti nga diversionet e Edi Ramës dhe veglave të tij, në drejtësi, polici e në SHIK apo dhe në krimin e organizuar, që ka qenë shumë i interesuar për të ndërhyrë dhe për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë.

Të fundit