Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Shkodra: Kjo bandë qeverisëse ka vetëm një axhendë, zhvatjen e shqiptarëve

Meta nga Shkodra: Kjo bandë qeverisëse ka vetëm një

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë së Lirisë dhe këshilltarët e Qarkut Shkodër.

Duke iu referuar denoncimeve të Arben Ahmetajt, Meta tha se Shkodra ka refuzuar regjime shumë më të egra sesa regjimi i Rilindjes.

Kjo bandë ka vetëm një axhendë, zhvatjen e shqiptarëve, shpopullimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve. Shkodra ka refuzuar regjime shumë më të hekurta sesa regjimi i kalbur i Rilindjes, regjimi i inceneratorëve ku vetë ish-numri 2 i qeverisë tha se kur shqiptarët të shohin të vërtetat e inceneratorëve do të llahtarisen.

Shkodrën mos e lini me rrugën që ka bërë doktori, se ju e dini që mund të shkojë deri në 4-5 orë deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione.

Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve.

Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse”, tha Meta.

Të fundit