Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Velipoja: Rama konkuron me sheikët më të pasur, 20 mln euro udhëtime me avion luksoz

Meta nga Velipoja: Rama konkuron me sheikët më të pasur, 20 mln

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Velipojë në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit.

Meta tha nga Velipoja se udhëtimi i Ramës me avion luksoz në kurriz të qytetarëve, konkuron sheikët e pasur të Lindjes së Mesme.

Meta u shpreh se Shkodra nuk do të zgjedhë Ramën, në një kohë kur bashkitë po falimentojnë.

“1/3 e tyre i kapi dekriminalizimi. Rekordin e theu bashkia e Vorës, ndërroi 5 kryetarë të komanduar. Bashkia e Kavajës falimetoi, bashkia e Vorës falimentoi. Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar e gjithë Shqipëria. Përfundoi me 20 mln euro në kurriz për udhëtime me super avionin e tij luksoz që konkurron me sheikët më të pasur të lindjes së Mesme. Kujtoi se do ta kalonte me një gënjeshtër. Para disa ditësh i lutej kandidatit të pavarur në Sarandë të tërhiqej nga gara sepse kandidati i tij do të dalë i tretë dhe i thotë e ke ti përgjegjësinë nëse humbim Sarandën”, tha Meta.

Të fundit