Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nisi procedurat për zgjedhjet e pjesshme lokale, a do marrë pjesë PD

Meta nisi procedurat për zgjedhjet e pjesshme lokale, a do marrë

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta deklaroi se ka nisur procedurat për zgjedhjet e pjesshme lokale, teksa bëri publike edhe një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për informacione të detajuara lidhur me bashkitë pa kryetar.

"Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një çështje që Gjykatën Kushtetuese u shmang. Prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022 ku kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme është shkaku ligjor dhe ku është  e domosdoshme organizmi i zgjedhjeve të pjesshme”, tha Meta.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se demokratët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, pavarësisht të përjashtuarve nga partia.

“PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar”, u shpreh Bardhi.

Të fundit