Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Nuk kam konflikt me Berishën, lojë e mediave të Ramës e Veliaj

Meta: Nuk kam konflikt me Berishën, lojë e mediave të Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë zërat se ka një konflikt mes tij dhe kreut të PD, Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm një ditë më parë në protestën e organizuar nga PL te inceneratori i Tiranës.  

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, Meta tha se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës, duke i cilësuar spekulime nga media pranë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

MetaAshtu sikurse kapja e shteti ishte një proces dhe dëmtimi i opozitës, se nuk ndodhi në një ditë, edhe ringjallja e opozitarizmit dhe protestës qytetare, sigurisht që është një proces. Këtu do të ketë një larmi aktivitetesh, protestash dhe nismash që do të përshkallëzohen me një dinamikë të caktuar. Ne do të koordinohemi me opozitën për këtë.

Nuk ka një konflikt mes meje dhe Berishës. Ka një ndikim në media nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, edhe financimeve të incineratorëve për të shpikur diçka. Shqipëria ka nevojë për ditë për protesta, por ata duan që të shpërqendrojnë qëllimin e protestës.

 

Të fundit