Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Këlliçit: Rama, i tmerruar nga autobusi i shpresës

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Këlliçit: Rama,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamjet e hyrjes në fusharën madhështore që Koalicioni “Bashkë fitojmë” organizoi në “Air Albania”.

Meta  thotë se Edi Rama është tmerruar nga fakti që opozita po ecën pa ndalim drejt 14 Majit.

Kandidatët e këtij koalicioni, thekson Meta, nuk u shpallën në sekondën e fundit, por ata për muaj të tërë zhvilluan një garë të brendshme.

Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.

Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.

Të fundit