Flash News

Ditari i Opozitës

Meta paralajmëron: Do të vijnë gjoba më të rënda për mediat, duan t’iu mbyllin gojën

Meta paralajmëron: Do të vijnë gjoba më të rënda

Çështja “Becchetti” në arbitrazh është mbyllur përfundimisht, duke dënuar Shqipërinë me një gjobë prej 110 milionë euro.

Kryetari i Partisë së Lirisë paralajmëroi se do të ketë gjoba të tjera ndaj mediave, pasi qeveria synon t’iu mbyllë gojën jo vetëm mediave, por edhe qytetarëve dhe opozitës. Meta tha se do të ekzekutohet gjoba më të rënda.

“Pse s’ka lekë për mësuesit, për pensionistët? Apo ka lekë vetëm për inceneratorët dhe oligarkët. Falimentoi Vora, një nga vendet më të pasura në Shqipëri për sipërmarrjet, apo ka falimentuar Kavaja. Sot doli lajmi, do ekzekutohet gjoba ndaj Becchettit. Do paguajnë shqiptarët 110 mln euro. Pse?! Për dhunën që bën Rama dhe Veliaj ndaj mediave. Do vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda. Mediave duan t’u mbyllin gojën, qytetarëve, opozitës, që të vjedhin në mënyrë skizofrenike. Siç ka ndodhur dhe po ndodh në këtë realitet të hidhur. Në 14 maj rikthehet llogaridhënia. Rikthehet shpresa dhe besimi se këto institucione s’do të jenë mekanizma, kontrolle e zhvatje ndaj qytetarëve”, tha Meta.

Të fundit