Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Pas fitores së 11 Majit, do të rikthejmë infrastrukturën madhështore që meritojnë shqiptarët

Meta: Pas fitores së 11 Majit, do të rikthejmë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sjellë në rikujtesë projektin “Korridorit 8”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta, e cilësuar si një ndër sfidat më të mëdha të mandatit të tij si kryeministër.

Postimi:

Faza e parë e "Korridorit 8" ishte një sfidë madhore për vendin dhe kujtoj se si me shpejtësi, përfunduan dhe inaugurova, si Kryeministër, segmente rrugore të njëpasnjëshme duke kapërcyer edhe vështirësi financiare tepër të mëdha.

Segmente si Durrës- Rrogozhinë, Rrogozhinë-Elbasan,Elbasan-Librazhd, Librazhd-Qafthanë ishin disa nga këto segmente që lidhnin Portin e Durrësit me Maqedoninë.

Të gjithë këto vepra, u realizuan me cmime 10-15 herë më të ulëta se sa cmimet plaçkitëse të Narkoqeverisë së sotme.
Gjithmonë vështirësive të mëdha ju kam qëndruar përballë dhe i kam kapërcyer.

Pas fitores së 11 Majit, do të rikthejmë infrastrukturën madhështore që meritojnë shqiptarët, eksperienca shumë e sukseshme dhe vendosmëria nuk na mungojnë për ta bërë këtë.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Të fundit