Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas takimit me Berishën: Protestat të domosdoshme

Meta pas takimit me Berishën: Protestat të domosdoshme

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në prononcim për mediat pas takimit me liderin demokrat Sali Berisha, u shpreh se diskutuan për të gjitha zhvillimet e reja dhe me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar

Për të bashkëpunuar dhe më shumë dhe me të gjitha zhvillimet e reja dhe me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar.

Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Vendimi ynë është pa asnjë diskutim përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit.

Vazhdim pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve, që vazhdon çdo ditë. Vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve për aferën.

Asnjëherë nuk kam shqetësim në raport të Ilir Metës me drejtësinë. Përkundrazi, afera e inceneratorëve…Problemi i shqetësimit kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni. Përgjegjësinë për aferën e inceneratorëve e ka ai që vazhdon akoma garantimin e kësaj afere.”, tha ai.

 

Të fundit