Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas takimit me Berishën: Rama gjysmën e qeverisë e ka në burg, arrestimi i Belerit nuk dëmton opozitën

Meta pas takimit me Berishën: Rama gjysmën e qeverisë e ka

Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike, ku na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas përfundimit të takimit, kreu i Partisë së Lirisë foli për mediat për arrestimin e Fredi Belerit, duke theksuar se nuk do të ketë aspak ndikim në këto zgjedhje.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mënyrat për të blerë vota, për shkak se ky i fundit ndjehet i tmerruar. Ai gjithashtu paralajmëroi se të gjithë krimet elektorale do të dokumentohet dhe se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

A mendoni se rasti Beleri do të dëmtojë opozitën?

Meta: Zero ndikim, përkundrazi do të dëmtojë Edi Ramën. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan. Qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një i marrë, ka vetëm një rrugë, pjesëmarrje në votime.

Kryetari i ardhshëm i Tiranës ka bërë një fushatë shumë transparente, dhe ju të gjithë e keni parë. Cunami opozitar nuk ndalet, po dokumentohet çdo krim zgjedhor dhe çdokush do të përgjigjet para ligjit. Gjysmën e qeverisë  e ka në burg dhe gjysma tjetër janë gati për t’ju bashkuar shokëve sepse ky i përdor. Edi Rama po përpiqet të blejë votat hapur kudo që shkon, Ju e shihni që po hidhet asfalt elektoral.

Nuk keni asnjë kallëzim?

Meta: Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë vota, ne i kemi dokumentuar, të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit mabrë popullor. Shqipëria ditën e diel ndahet me këtë regjim monist.

Të fundit