Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për 14 majin: Drejtorët dolën me çanta të zeza me para dhe armë në qendrat e votimit

Meta për 14 majin: Drejtorët dolën me çanta të zeza

 “Një operacion kriminal shtetëror të mirëstrukturuar në të gjitha planet” kështu është shprehur kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, për procesin zgjedhor të 14 majit në vendin tonë.

Duke folur me fakte, Meta tha se drejtorë dhe administratorë janë parë në qendrat e votimit me çanta të zeza me para dhe armë.

Ky është rezultat i një operacioni kriminal të mirëstrukturuar në të gjitha planet dhe janë të ndërgjegjshëm të gjithë shqiptarët pavarësisht si kanë votuar. Operacioni ka nisur që me vendimin e Ramës për të mos regjistruar PD-në në gjykatë dhe kontrollin ndaj gjyqësorit dhe lojën me vulën deri sa të përfundonte procesi i regjistrimit dhe pasojat e tjera të procesit anormal që ka ndodhur në vendin tonë gjatë këtyre 32 viteve i orkestruar nga Rama e institucionet që duhet të drejtojnë zgjedhjet dhe bandat e administratën. Të gjithë i keni parë drejtorët e administratorë. Janë sjellje kriminale pranë qendrave të votimit i kanë parë shqiptarët nga 30-40 veta me çanta të zeza ca me leke, ca me armë. Thërritej policia e cila nuk vinte se u shkri në një”, tha fillimisht Meta gjate intervistes per A2NN.

Me nota optimizmi, Meta tha se 14 maji i dha fund monizmit absolut, për shkak të përfaqësimit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës.

Jemi këtu se besojmë disa vlera dhe luftojmë për to dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë që është më e cenuar se asnjëherë tjetër që nga liria për të votuar. Është më e kërcënuar se kurrë dhe deri te liria e pronave që shohim këto ditë pas zgjedhjeve. Nuk kemi pasur iluzion që Rama do të jetë garant i këtyre proceseve, por mos harrojmë që opozita i dha fund monizmit absolut të pushtetit vendor, ku opozita kishte zero këshilltarë. Opozita do të jetë në të gjitha këshillat bashkiakë dhe nis një proces ballafaqimi e llogaridhënie që do të japë impaktin e vet. Rama bëri çdo gjë që të mos regjistrohen kandidatë tanë dhe për të përjashtuar PD e vërtetë”, vijoi ai.

Një përgjigje e pati edhe për kritikët që thonë se nuk po tregojnë prova dhe fakte për procesin e zgjedhjeve. Sipas tij ata përsërisin tezat e Ramës se ushqehen nga paratë e inceneratorëve.

Të gjithë kritikët që ushqehen me paratë e mediave të inceneratorëve që nuk ekzistojnë janë të lirë të përsërisin tezat e Ramës e Endri Fugës. 14 maji një shtet i kriminalizuar në mënyrë kapilare një administratë e politizuar në mënyrë ekstreme, shkrirje e policisë me bandat. Këtë e kanë parë të gjithë qytetarët. Votuesve të opozitës u është bërë presion dhe u janë marrë kartat që të mos dalin nga shtëpitë dhe të votonin më 14 maj”, perfundoi Meta.

Të fundit