Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për 6 dhjetorin: Është një manfestim pro-evropian

Meta për 6 dhjetorin: Është një manfestim pro-evropian

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar homaxhe në “Varrezat e Dëshmorëve” sot më 29 nëntor.

Në një prononcim për mediat, Meta foli edhe rreth protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i PL-së u shpreh se më 6 dhjetor do të jenë në shesh për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga mafia e për të mos frenuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë, bileta e tij pa kthim në 14 maj. Është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohjeje dhe për të nxitur Shqipërinë të ecë ne rrugën e integrimin europian dhe procesit të Berlinit”, tha Meta. 

 

Të fundit