Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për emigrantët: Rama vjell vrer ndaj Britanisë, korrupsioni detyroi rininë t'u hipi gomoneve të shpresës

Meta për emigrantët: Rama vjell vrer ndaj Britanisë, korrupsioni

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka reaguar mbi shifrat shqetësuese të emigrantëve shqiptarë që raporton Britania. Teksa evidenton disa nga gjetjet, Meta dënon gjuhën e ashpër të kryeminsitrit Edi Rama ndaj Britanisë.

Ky i fundit ka deklaruar më herët se Britania nuk duhet të fajësojë shqiptarët për dështimet e politikave të saj në lidhje me frenimin e emigrantëve.

Meta thotë se Rama është përgjegjës për shpopullimin e vendit, ndërsa evidenton se largimi i qeverisë së tij është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë.

“Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t'u hipi gomoneve të shpresës.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”-shkruan Meta.

 

Të fundit