Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për Igli Carën: E pranoi dhe Rama që është më i miri

Meta për Igli Carën: E pranoi dhe Rama që është më

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me shtabin elektoral të Durrësit.

Gjatë takimit Meta tha se fitues në zgjedhjet e 14 majit do të jetë kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Igli Cara.

Meta u shpreh se Cara ka një vizion dhe strategji të qartë për qytetin e Durrësit dhe se do të zgjidhë çdo hall të qytetarëve, të cilat ‘Rilindja’ nuk i ka bërë në 22 vite.

“Edi Rama është i dëshpëruar këto ditë, duke bërë dhe thirrje nga më të marrat. E pranoi dhe vetë se kandidati ynë në Durrës është më i mirë por që atij i duhet një pastruese. Durrësi do të zgjedhë Ilgi Carën pasi ka vizionin e duhur dhe legjimitetin e jashtëzakonshëm, vjen nga primaret.

Do i japë zgjidhje problemeve që Rilindja nuk i dha në 22 vite, pasi kjo e fundit nuk kishte hall si do i zgjidhte problemet e qytetit. Rilindja nuk bëri asgjë për të promovuar agroturizmin, planii Carës është ambicion dhe alternativat e tij për tregjet e reja do kenë impakt pozitiv për zhvillimin e turizmit dhe për të frenuar ikjen e të rinjve.

Durrësi është një risi në këtë fushatë, unë besoj se vizioni i Carës, ka një strategji të qartë. Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë, mbështetja për Carën i kalon të gjitha partitë tona në koalicion, reflekton në faktin se kemi një kandidat të mbarë opozitës. Më 14 bashkia i kthehet qytetarëve të Durrësit”, tha ai.

Të fundit