Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për takimet në Devoll e Maliq: U dëgjua thirrje për ndryshim, bashkitë do iu kthehen qytetarëve

Meta për takimet në Devoll e Maliq: U dëgjua thirrje për

Ilir Meta ka kujtuar takimet që zhvilloi në Mali dhe Devoll, ku theksoi se dje u dëgjua një thirrje e fortë për ndryshim në këto bashki. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë tha se bashkitë do iu rikthehen qytetarëve me shumë shërbime dhe taksa jo të larta.

POSTIMI I METËS:

Në Maliq dhe në Devoll dje u dëgjua një thirrje e fortë për Ndryshim, që Bashkitë t’u kthehen qytetarëve, që të ketë më shumë shërbime dhe jo taksa të larta, që të ketë më shumë punë dhe jo arrogancë, që të ketë transparencë absolute dhe jo korrupsion absolut, që të ketë mundësi për të rinjtë dhe jo shpopullim.
Maliqi dhe Devolli do të ndryshojnë, sepse kandidatët tanë të mrekullueshëm Alfred Gega dhe Elvis Hajderlli do të jenë kryebashkiakët e punës dhe të premtimeve të mbajtura.
Bashkë????Fitojmë!✌️????????
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Maliq #Devoll #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

Të fundit