Flash News

Ditari i Opozitës

Meta për tensionet në veri të Kosovës: BE të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet, Rama të mos lojën e strucit

Meta për tensionet në veri të Kosovës: BE të

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për tensionet në veri të Kosovës. Ai përgëzoi meanxhimin e situatës nga autoritetet e Kosovës. Gjithashtu shtoi se këto veprime tregojnë se Serbia nuk ka vullnet t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara.

“Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës”, tha Meta.

Sipas këtij të fundit, Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër. Meta u ndal edhe te qasja e qeverisë shqiptare, kundrejt kësaj çështjeje.

“Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj. Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën”, u shpreh Meta.

 

 

Të fundit