Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Përjashtimi i opozitës nga delegacioni, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i opozitës nga delegacioni, akt i turpshëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale, ka denoncuar përjashtimin e grupit kryesor opozitar të Partia Demokratike nga delegacioni zyrtar parlamentar.

Sipas Metës, ky akt është “i turpshëm” dhe tregon mungesën e vullnetit për përfaqësim gjithëpërfshirës në Kuvendi i Shqipërisë, sidomos në momente të rëndësishme jashtë vendit, si në Gjermani. Ai e cilëson këtë si “një akt i neveritshëm diversioni” që dëshmon se mazhoranca e “Diellave” ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve.

Meta thekson se ky veprim, i cili ndodh pas heqjes së kryesimit të Komisionit të Integrimit për opozitën, për herë të parë pas dy dekadash, dëmton imazhin e Kuvendit dhe raportin me partnerët ndërkombëtarë.

Reagimi i plotë:

Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar, i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë, mungesën e vullnetit për përfaqësimin gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të rëndësishme edhe në Gjermani.

Është një akt i neveritshëm diversioni, që dëshmon se mazhoranca e “Diellave” e ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve.

Ky akt kaq i ulët u tregon partnerëve ndërkombëtarë, gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi i prodhuar nga krimi.

Pasi i hoqën opozitës, për herë të parë pas dy dekadash, kryesimin e Komisionit të Integrimit, tani kanë vendosur t’i heqin edhe të drejtën legjitime të përfaqësimit.

REGRES-RAPORTI nuk ka të ndalur!

Të fundit