Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përshëndet marrëveshjen e paqes në Gaza: Vlerësoj përpjekjet titanike të Presidentit Trump

Meta përshëndet marrëveshjen e paqes në Gaza: Vlerësoj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Gaza, duke e cilësuar atë një moment historik për rajonin.

Në një mesazh publik, Meta shprehet se përshëndet marrëveshjen dhe lirimin e pengjeve, duke vlerësuar njëkohësisht rolin e presidentit amerikan Donald Trump në arritjen e saj.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes historike të paqes në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Vlerësoj përpjekjet titanike të Presidentit Trump për arritjen e një paqe të qëndrueshme jo vetëm për popujt e Izraelit dhe Palestinës, por për të gjithë rajonin,” , shkruan Meta.
 

Të fundit