Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përshëndet protestën për UÇK-në nga qelia: Një komb, një qëndrim

Meta përshëndet protestën për UÇK-në nga qelia:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e zhvilluar sot në Tiranë në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka përshëndetur pjesëmarrjen masive dhe ka theksuar se shqiptarët janë të bashkuar në mbrojtje të luftës çlirimtare.

“Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Meta në faqen e tij në Facebook, krahas fotografive nga protesta për UÇK-në.

Protesta në mbështetje të UÇK-së ka bashkuar qytetarë, aktivistë dhe figura politike nga mbarë trojet shqiptare, duke shënuar një moment solidariteti përballë sfidave që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare dhe trashëgiminë e luftës për liri.

 

Të fundit