Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare: Urime Kosovës

Meta përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare: Urime

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Meta thotë se ky është një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, ndërsa thekson se “disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!”

Reagimi i Ilir Metës

URIME KOSOVË! ❤️????????

Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës.

Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!

 

 

Të fundit