Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Përshkallëzimi i protestave të opozitës do japë rezultatet e duhura

Meta: Përshkallëzimi i protestave të opozitës do japë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët, u shpreh se qeveria e drejtuar nga Edi Rama i ka rrënjët në krim.

Më tej, i pyetur pse aksioni opozitar nuk po jep rezultat, Meta tha se përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura.

Ilir Meta: Kjo është një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim dhe korruptim. Ne do të vazhdojmë të përballemi me qeverinë, me prindin 2, me Bashkinë e Tiranës, përballjen me të keqen, kudo ajo është, sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë.

Përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto protesta kanë bërë që të kemi rezultate. Partia e Lirisë po përmirëson edhe organizimin e saj përditë.

Të fundit