Flash News

Ditari i Opozitës

Meta “plas” bombën nga burgu: Gjysma e njerëzve këtu janë të dënuar kot ose sa për të fryrë statistikat

Meta “plas” bombën nga burgu: Gjysma e njerëzve këtu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për Politiko.al është shprehur se gjysma e njerëzve që ndodhen në burgun ku ai është janë dënuar kot ose për të mbushur statistikat.

I pyetur sesi është ndodhur në burg, Meta është shprehur se është përshtatur shumë mirë dhe e konsideron si një periudhë detoksifikimi dhe ripërtëritjeje.

Politiko: A keni hasur probleme në ambientet e burgut? Si sillen me ju?

Meta: Edhe në burg ka jetë dhe është interesante.

Këtu më shumë se gjysma e njerëzve janë të dënuar kot ose sa për të fryrë statistikat.

Para disa ditësh u lirua, për fat të mirë, një burrë i vjetër, saldator,  i cili ishte futur si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, pa patur asnjë lidhje e njohje me atë grup.

Ai thjesht i kishte bërë nje saldim një personi të panjohur të cilit për hakun e punës i kishte marre 10 euro.

Më pas me këtë mjet ishte transportuar një ngarkesë kanabis dhe te makina kishin dale gjurmët e gishtave të saldatorit i cili s'kishte asnjë njohje me autorët dhe as dijeni se çfarë bënin ata.

Më në fund, mbas 16 muajsh, një gjykatës e kishte lexuar me kujdes dosjen dhe e liroi një hallexhi që kishte 5 fëmijë për të rritur.

Raste të tilla ka pafund.

Personalisht jam përshtatur shumë mirë dhe e konsideroj si një periudhë detoksifikimi dhe ripërtëritjeje.

Të fundit