Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pret në zyrë ambasadoren Yuri Kim, çfarë diskutuan

Meta pret në zyrë ambasadoren Yuri Kim, çfarë diskutuan

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur në zyrë ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Përmes një postimi në Facebook, Meta zbardh bisedimet me ambasadoren amerikane. Kreu i PL-së tregon se me Kim folën rreth bashkëpunimit të Partisë së Lirisë me SHBA-të, rritjen e partneritete me Shqipërinë si dhe përshpejtimin e reformave të rëndësishme.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkuan Meta.

Të fundit