Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pret një delegacion nga Mongolia, zbardh takimin

Meta pret një delegacion nga Mongolia, zbardh takimin

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka pritur sot një delegacion nga Mongolia. Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare në Turanë.

Meta bën me dije se ka marrë nje dekoratë nga presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh dhe se takimi ishte miqësor.

“Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh. Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim”, shkruan Meta.

Të fundit