Flash News

Ditari i Opozitës

Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë, akuza Ramës: Po nxjerr nga shtëpitë qytetarët që të ndërtojë kulla për oligarkët

Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë, akuza Ramës: Po

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa u ndal te rasti i shembjes së pallatit të ‘Myslym Keta’ në Tiranë për shkak se ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti.

Meta tha se Rama po nxjerr nga shtëpitë qytetarët me qëllim që të ndërtojë aty kulla për oligarkët.

“Është plan shpopullimi dhe braktisja e bujqësisë. Nuk mund të jetë prioriteti të bëjmë kulla dhe vetëm rriten çmimet e apartamenteve se pastrojnë paratë. Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa. Kanë bërë vetë shqiptarët hotele dhe banese është mjaft e qartë që kjo është vjedhje.

Edhe ata janë të qartë dhe bëjnë akte të marri me shpresën se do trembin njerëzit, pasi e kanë humbur besimin e tyre. Premtoi legalizim përpara urbanizmit, tha që edhe Enver Hoxha të ngjallet nuk ua merr do të banesat. Tani si fashist i nxjerrin njerëzit nga shtëpitë që të ndërtojnë kullat e oligarkëve”, tha Meta, pasi ka prezantuar sot në Kuçovë kandidatin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Lefter Maliqin. Meta akuzoi qeverinë që po shpopullon vendin, ndërsa thotë se ka prioritet vetëm të ngrenë kulla.

 

Të fundit