Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Pronat në Tiranë po vidhen për t’i hapur rrugë pallateve ku pastrohen paratë e krimit

Meta: Pronat në Tiranë po vidhen për t’i hapur rrugë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbështet kauzën e qytetarëve të cilët kërkojnë nga Bashkia e Tiranës shpërblim për banesat e shembura nga projektet, si edhe parandalimin e shembjeve për ndërtesat e tjera që janë planifikuar.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se qeveria ka rrëmbyer pronat dhe banesat e qytetarëve pa transparencë. Kreu i PL-së deklaron se pronat e qytetarëve po vidhen por t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen paratë e krimit të organizuar.

"Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.

Pa asnjë trasparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.

Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.

Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t'i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar

Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve.

Të bashkuar do t'i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!", shkruan Meta. 

Të fundit