Flash News

Ditari i Opozitës

Meta publikon foton nga parku i Liqenit Artificial: Ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 % të pushteteve

Meta publikon foton nga parku i Liqenit Artificial: Ç’ndodh kur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar foto nga parku i Liqenit Artificial, duke treguar ndryshimin që ka ndodhur gjatë periudhës së qeverisë ‘Rama’.

Në foto shihet se si zona e parkut ka ndryshuar duke u zëvendësuar gjelbërimi me ndërtime dhe kulla të larta.

Sipas Metës, rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.

“Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Fotot janë demaskimi asgjësues se ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve”, shkruan Meta, duke e mbyllur postimin me një shprehje të Bertolt Brecht:
‘Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.

Të fundit