Flash News

Ditari i Opozitës

Meta publikon shifrat: 32% e të rinjve nuk janë as në shkollë, as në punë. Rama grabit miliarda euro

Meta publikon shifrat: 32% e të rinjve nuk janë as në

Një studim i publikuar së fundmi nga INSTAT tregonte se 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Për këtë ka reaguar dhe Kreu i Partisë së Lirisë i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se ky fakt tregon se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit që grabit miliarda euro.

“Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, siç tregon studimi i fundit i INSTAT për vitin 2021.

Ky fakt tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, që grabit miliarda euro.

Kjo detyron mijëra të rinj të emigrojnë, duke rrezikuar edhe jetën përmes emigracionit të paligjshëm. Kjo situatë skandaloze merr fund shumë shpejt më 14 Maj dhe rinia do të rigjejë shpresën dhe mundësitë reale për punësim dhe arsimim në Shqipëri”, shkruan Meta.

Të fundit