Flash News

Ditari i Opozitës

Meta në konferencën e parë të Partisë së Lirisë: Qeveria miliona euro për inceneratorët, merr borxh për të paguar oligarkët

Meta në konferencën e parë të Partisë së

Pas dorëzimit të mandatit të presidentit, Ilir Meta i është rikthyer jetës aktive politike.

Një ditë pasi mori drejtimin e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ish-LSI, Meta doli në një konferencë me mediat dhe ka vënë në shënjestër të akuzave mazhorancën socialiste.

Duke u ndalur te çeshtja e inceneratorëve, Meta tha se qeveria vazhdon të paguajë milionat për aferat dhe tenderat me dhjetëfishin e çmimit, madje sipas tij merr borxh për të mbështetur oligarkët.

Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës.

Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze.

Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar”, u shpreh Meta.

Të fundit