Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Rama burgos qytetarët që s’paguajnë dot energjinë, por jo drejtorët

Meta: Rama burgos qytetarët që s’paguajnë dot

Në fjalën e tij në protestë, kryetari i PL-së, Ilir Meta dënoi sjelljen e qeverisë ndaj qytetarëve.

Ai tha se “Rilindja” burgos qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë për energjinë elektrike, por jo drejtorët që vjedhin. Meta theksoi se Rama nuk mbajti asnjë premtim të dhënë.

“Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë.

Drejtësia e Rilindjes arreston 82-vjeçaren në fshatin e Vlorës për një kotec pa leje, por garanton amnisti për katet dhe pallatet pa leje në mes të Tiranës. Legalizimin falas që premtoi para se të vinte në pushtet, e beri vetëm për më të pasurit dhe më të fortit.

Për më të dobtit zgjodhi ruspat për tu shembur shtëpitë dhe nuk ua kurseu as gazin helmues nënave me foshnjë për ti nxjerrë dhunshëm në rrugë të madhe”, tha ai.

 

Të fundit