Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Rama dhe Basha kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit, shesin interesat e vendit

Meta: Rama dhe Basha kanë ngatërruar qëllimisht

Ish-presidenti Ilir Meta foli për çështjen e detit gjatë fjalës që mbajti në Konventën Kombëtare të LSI.

Sipas Metës, kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kur ishte ministër i Jashtëm kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit me Greqinë.

Në çfarë vendi të botës ndodh që t’i thuhet presidenti të shkelë Kushtetuta, që ti marrë Edi Rama të gjitha që të mbyllë marrëveshjen e detit që e kanë ngatërruar qëllimisht me Lulzim Bashën kur ka qenë ministër i Jashtëm.

Unë s’kam ndonjë problem me grekët dhe Greqinë. Ne e kemi problemin me kleptokratët tanë që i zënë peng dhe që shesin interesat e atdheut dhe bëjnë gjëra më të rënda. Unë jam i vetmi president që i kam dhënë Janullatosit shtetësinë sepse i takonte sipas ligjit dhe gjithçkaje sepse është udhëheqës i kishës sonë dhe nuk mund të nisemi për paragjykimet për kombësinë e tij dhe asgjë tjetër, nuk e kam bërë fshehurazi i kam dhënë ditën e Krishtlindjeve, i kam dhënë tokën për të bërë Katedralen.

Nuk donin ata ta jepnin, se kishin frikë mos e sulmonin meqë ishte afër PS-së. Ndërkohë që sot për arsye korrupsioni janë bllokuar pronat e besimeve fetare, këta nuk kanë asnjë besim sepse kanë sëmundjen e kleptokracisë. I gjithë ky tolerim i korrupsionit është se kanë marrë gjëra të rënda”, tha Meta.

Të fundit