Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Rama s'ka fituar kurrë zgjedhje, i ka vjedhur ose i ka blerë

Meta: Rama s'ka fituar kurrë zgjedhje, i ka vjedhur ose i ka

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. 

I ftuar në Çim Peka Live, Meta tha se Rama i ka vjedhur ose blerë zgjedhjet. 

"Ka mbaruar kjo histori. Ai asnjëhere nuk ka fituar zgjedhje. Ose i ka vjedhur ose i ka blerë. Kjo histori ka mbaruar nuk ka diskutim.

Në radhë të parë socialistët që e kanë kuptuar që janë uzurpuar nga një bandë. Nuk kemi çfarë t'i bëjmë. E gjithë përpjekja e tij ishte që opozita nuk ishte në zgjedhje. Ai ka një problem të madh me Liken sepse 6 marsi ja prishi skemën", tha Meta. 

Të fundit