Flash News

Ditari i Opozitës

Meta rrëfen nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem

Meta rrëfen nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një intervistë  nga qelia e burgut 313 ku po qëndron në izolim.

Duke folur në Euronews Albania, Meta tha se ka patur sugjerime nga njerëz të SPAK prej një viti që të arratisej.

Sipas Metës, qëllimi ishte që ta shmangnin nga aksionin opozitar dhe refuzimi çoi në rrëmbimin dhe izolimin e tij.

“Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotik. Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart”, tha ai.

Meta theksoi se nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur ndaj tij dhe ë ngritur ndaj tij dhe çdo gjë bazohet në hamendësime të personave të inkriminuar dhe me probleme me drejtësinë.

“Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare”, u shpreh Meta.

Të fundit