Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Së shpejti do propozojmë ligjin e detyrueshëm për indeksimin e pagave

Meta: Së shpejti do propozojmë ligjin e detyrueshëm për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi se shumë shpejt do të propozojë ligjin për indeksimin e pagave.

në një dalje për mediat, Meta tha se për shkak të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisës së tij, populli po paguan shumë rëndë çmimet e larta.

“Partia e Lirisë së shpejti do të propozojë dhe ligjin e detyrueshëm për indeksimin e pagave që është një tjetër problem i jashtëzakonshëm dhe shumë iniciativa të tjera që tregojnë qartë vizionin gjithëpërfshirës të kësaj force politike dhe të ndjeshmërisë së saj ndaj shtresave më të gjera të shoqërisë sonë të cilat po vuajnë këtë sjellje kaq arbitrare nga ana e kryeministrit në largim dhe një grushti rreth tij”, u shpreh Meta.

Të fundit