Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta “shfaqet” në podium gjatë protestës së opozitës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është “shfaqur” në mes të protestës së thirrur nga ana e opozitës.
Me anë të një audioregjistrimi Meta ka ndarë dhe mesazhin e tij.
Në hyrje të fjalës së tij Meta ka falenderuar kryedemokratin Sali Berisha.
Meta ngriti gjithashtu disa pikëpyetje lidhur me dështimet e qeverisë së Ramës. Ai kujtoi se pas 12 vitesh në pushtet, Rama u kujtua të flasë për bujqësinë, duke ironizuar se kush e pengoi zhvillimin e këtij sektori gjatë kësaj periudhe.
Meta e akuzoi Ramën se ka dështuar të realizojë premtimet, duke përmendur mungesën e një sistemi shëndetësor falas dhe dështimin e projektit të naftës në Shpirag.
Mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta në protestën kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar
Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ju, misionarë të lirisë, demokracisë dhe patriotizmit që protestoni plot guxim kundër Narkoregjimit të vetëm në Europë.
Përshëndetjet më të përzemërta për Prof. DRr. Sali Berishën, qëndrestarin e paparë dhe gjithe drejtuesit e opozitës.
Përshëndetje të veçanta për Ervin Salianjin, zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politikë të Narkoregjimit që është në grahmat e fundit.
Çdo shtet ka mafian e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj.
Tani kjo dëshmohet publikisht edhe nga ish-Zv/Kryeministri socialist, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës për 10 vite në pushtet.
Kjo është një dëshmi historike, sepse vjen nga një dëshmitar okular i disa prej mega-aferave më tronditëse të Edi Ramës.
Kjo dëshmi vjen me prova dhe shkresa zyrtare, por mbi të gjitha me gatishmërinë për të dëshmuar edhe para një Gjykate Ndërkombëtare.
Ahmetaj na provoi se si shteti është shndërruar në organizatë kriminale dhe se Edi Rama është Kryetar i Organizatës.
Ai na tregoi se SPAK-u është një instrument i Edi Ramës që përdoret si komando elektorale për mbulimin e krimeve zgjedhore dhe goditjen e opozitës politike.
Edhe për arsye të rrethanave ku ndodhem, po edhe i bindur se shumë çështje ju do t’i prekni dhe denonconi vet, por do të ndalja në dy çështje që më kanë bërë përshtypje të veçantë.
Edi Rama u kujtua mbas 12 vitesh në pushtet për të hedhur sytë nga bujqësia dhe për të krijuar edhe një Bankë Zhvillimi me fokus bujqësinë.
Po kush e pengoi këtë deri tani, për 12 vite?
Apo ky kujton se me këtë shashkë do mashtrojë pa mbarim mbi 35% të shqiptarëve që merren me bujqësi, të cilëve për këtë vit buxhetor do t’ju japë më pak se ryshfeti që ka marrë, sipas Ahmetajt, për tunelin e Llogarasë.
Mirë deri në 2017-ën mund ta ketë penguar LSI-ja për t’ju përkushtuar zhvillimit të bujqësisë, po këto 8 vite kush e pengoi?
Sipas vet INSTAT-it të tij, si shpjegohet që në vitin 2017, numri i gjedhëve ishte 505 mijë, ndërsa tani është vetëm 226 mijë.
Si shpjegohet që numri i të imtave, dhi e dele ishte 2 milion e 930 mijë dhe sot është vetëm 1 milion e 200 mijë, kur Maqedonia e Veriut fqinje vetëm në një vit ka eksportuar 1 milion qengja në Bashkimin Europian.
Si shpjegohet që sa e mori edhe Ministrinë e Bujqësisë u riktheu TVSH-në me 20% fermerëve?
Ai e ndriti me fondet e IPARD-it që i jepte dhe i kontrollonte BE- ja, duke i cuar në zero, sepse dhe këto fonde dedikuar për bujqësinë nga BE, ai i dërgonte te bizneset e lidhura me inceneratorët.
Ndaj sot jo vetëm që jemi vendi me mbështetjen më mjerane për bujqësinë, por dhe me politikat më armiqësore për fermerët, për blegtorët dhe për prodhuesin vendas.
Jemi vendi që për çmimet e bulmetit ua kalojmë dhe vendeve më të zhvilluara në BE.
Si s’pati kohë ky para dy muajsh të votojë amendamentet e opozitës në Kuvend për të rritur mbështetjen buxhetore për bujqësinë, meqë ka porositur edhe shumë emisione në televizione për të diskutuar për Bankën e Zhvillimit të Bujqësisë?
A mund t’ju thotë ky fermerëve, shqiptarëve e sidomos blegtorëve, se ku e ka ndërtuar atë Akademinë e famshme të çobanëve që premtoi para 8 viteve?
Apo kështu e ka ky, në prag të çdo zgjedhje premton mashtrime të reja, pa dhënë llogari për mashtrimet e vjetra?
Ku është shëndetësia falas?
Ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo Shqipërinë, por edhe Ballkanin.
Po premtimi i tij që do udhetonte në "economy class" si qytetarët e thjeshtë ku përfundoi?
E tha Ahmetaj vet, me bilance në dorë, të minus 20 milionë euro të Air Albania, që për të mbuluar shpenzimet e këtij anullon fluturimet dhe i le mijëra shqiptarë të flenë natën në stolat e aeroportit të Stambollit dhe aeroporteve të tjera.
Po kështu nuk ka shtresë më të diskriminuar në këto 12 vite se sa pensionistët, ku Edi Rama si kurrë më parë shkeli edhe ligjet në fuqi dhe u është borxh deri në fyt çdo pensionisti në zonat urbane dhe në zonat rurale për mos indeksimin sipas ligjit të pensioneve të tyre.
Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit në prag të zgjedhjeve do t'i mashtrojë për t'i varfëruar më mizorisht në katër vitet që vijnë.
Opozita thotë ky mashtron se s’mund të përmbyset skema e pensioneve.
Po përse Kosova që e ka buxhetin shumë më të vogël se ne i ka pensionet dyfish më të larta apo Mali i Zi tre herë më të larta.
Kjo ndodh se ky kusar i bën rrugët disa herë më të shtrenjta, jo se në këto vende, por edhe se në vendet e BE-së dhe këtë na e tha vetë Ahmetaj, numri dy i Qeverisë.
Kjo ndodh se ky i ble respiratorët disa herë më shtrenjtë se vlera e tyre reale dhe këtë përsëri Ahmetaj na e tha.
Kjo ndodh se ky AKSH-in e ka kthyer në kopsht familjarbnë funksion të kompanive me normën e fitimit më të larta në botë.
Kjo ndodh se ky përzë investitorët e huaj, si në Portin e Durrësit dhe Becchetin e shumë të tjerë dhe shqiptarët duhet të paguajnë qindra milion euro në arbitrazhet ndërkombëtare , ndaj nuk ka lekë për pensionet.
Kjo ndodh se ky firmos vet për të shpallur firma fituese, të cilat lindin ligjërisht vetëm pasi ky i shpall në mënyrë të paligjshme fituese.
Kjo ndodh sepse ky i çon lekët te inceneratorët që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë.
Ku do i gjejnë lekët, pyet ai, që pi një shishe verë 33 mijë euro?
Ato 3.2 miliardë euro që ti i vjedh çdo vit shqiptarëve me organizatën tënde kriminale pa i futur fare në Buxhetin e Shtetit, të cilat shkojnë 13 miliard euro me një mandat 4-vjeçar, mjaftojnë për të tejkaluar të gjitha premtimet e opozitës.
Se ti mbledh vetëm 28% të të ardhurave në raport me PBB, kur Mali i Zi, Bosnja, Serbia mbledhin 42%.
E pra, kjo diferencë 14% është 3.2 miliardë euro që ti i vjedh vetëm në një vit shqiptarëve, përveç vjedhjeve që bën me tenderat dhe PPP-të e tua.
Prandaj edhe Ministër të Brëndshëm ke caktuar një të shkarkuar për korrupsion, siç na e dëshmoi Ahmetaj vet , që s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste.
Flet për ekonominë ky, që e ka lënë Shqipërinë të fundit për prodhim dhe eksporte.
Vetëm 8% të Produktit të Brendshëm Bruto eksporton Shqipëria sot, 5 herë më pak se mesatarja e rajonit dhe 7 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje që eksporton 57% të PBB.
Ndërsa se si funksionon SPAK-u dhe "Drejtësia e Re", na e sqaroi aq mirë Arben Ahmetaj, i cili edhe ka votuar vet për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota në mënyrë antikushtetuese e po kështu për çdo ligj e vendim antikushtetues e të njëanshëm të Edi Ramës, që e shndërroi Reformën në Ramaformë.
Pra Ahmetaj na dëshmoi se u largua nga vendi, sepse po arrestohej për t'u bërë "kokë turku" për aferën e inceneratorëve, të cilën me shkresa zyrtare ai e ka kundërshtuar që të mos financohej nga Buxheti i Shtetit.
Ahmetaj na dëshmoi për herë të parë se përse Altin Dumani nuk e heton Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për firmën e paligjshme për inceneratorin fantazëm në 2017.
Sepse e paska urdhëruar e detyruar vet Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka e vërtetë e kësaj mega-afere është vet Edi Rama.
Ndërsa emisioni “Plug” te Syri TV, na tregoi para pak ditësh se përse "Afërmendshi" nuk i heton këto shkresa të Ramës dhe Veliajt për inceneratorët dhe jo vetëm, sepse "Afërmendshi" me dy shtëpi, vilë, një dyqan e paska kaluar vettingun për 24 orë.
Sepse "Afërmendshi" i "Drejtësisë së Re", qenka promovuar me shpejtësi rrufeje, në mënyrë të paligjshme nga i vetmi Prokuror i Përgjithshëm i shkarkuar me vota konsensuale të socialistëve e demokratëve e po kështu i shkarkuar edhe me firmen e një Presidenti me integritet si Mejdani, i zgjedhur nga socialistët.
"Drejtësia e Re" është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur.
Koha e gjykimit u shumëfishua, transparenca u zëvendësua me dhomat e mbyllura.
Për të ndjekur një çështje, tani duhet të paguash.
Po kështu harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë edhe më të paarritshme edhe më të largët edhe më të pamundur edhe më të shtrenjtë për qytetarët.
Ndaj asnjë vend tjetër se pranon këtë eksperiment të turpshëm.
Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal që e ka kyçur në sirtar?
Ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI- së në SHBA.
Si shpjegohet që ka 2 vite që nuk e thërret njëherë Edi Ramën ta pyesi për McGonigalin edhe pse emri i tij del dhjetëra herë në procesin e McGonigalit dhe këtë e di e gjithë bota.
Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI-së, i cili ka firmosur për lobimet e ka qenë përgjegjës për financat, hyn te Dumani si opozitar e del nga Dumani si rilindas, e bën fushatë për Edi Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij.
Se ky është SPAK-u, inkuinzitor për opozitarët e pashantazhueshëm dhe patriotë, pengmarrës për ata që kanë gëlltitur një lugë çorbë të prishur, të cilët i konverton në shërbërtorë të “Rilindjes” dhe garant i pandëshkueshmërisë së Ramës dhe pamundësimit të rotacionit politik .
Ndaj 11 Maji është dita historike e skadencës së Narkoregjimit dhe Narkodrejtësisë.
11 Maji do të jetë dita e triumfit të sovranit, të patriotëve dhe liridashësve.
11 Maji do të jetë dita e përmbysjes së këtij modeli të Narkoekonomisë në shërbim të një pakice mizore dhe të pastrimit të parave të tyre dhe ndërtimit të një modeli ekonomik që mbështetet në prodhimin vendas dhe zhvillimin e bujqësisë, të industrive, inovacionit dhe nxitjen e eksporteve që rrit produktivitetin dhe garanton paga dinjitoze për të rinjtë tanë.
Gjej rastin t'i ftoj të gjithë vëllezërit tanë emigrantë kudo ndodhen, që të nxitojnë që të regjistrohen, që të mos humbasin këtë mundësi historike për të kontribuar për rivendosjen e vendit të tyre në shinat e Kushtetutës, për rikthimin e lirisë, të demokracisë dhe të llogaridhënies dhe në këtë menyrë i hapet rruga dhe riintegrimit të tyre në Atdheun e tyre.
Edhe njëherë suksese protestës tuaj dhe mirënjohje për patriotizmit tuaj dhe për gjithçka që ju bëni për triumfin e demokracisë në vendin tonë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38